Nga 127 pacientët e djeshëm, 51 prej tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur kontakt me të infektuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga 127 pacientët e djeshëm, 51 prej tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur kontakt me të infektuar

Nga 127 rastet e djeshme me coronavirus, 51 prej tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur kontakt me të infektuar, ndërsa 76 prej tyre njohin person të infektuar me të cilin kanë pasur kontakt.

Raporti i Institutit për Shëndet Publik tregon se te 18 persona kanë edhe sëmundje tjetër. Më shumë se 50% e pacientëve të rinj janë regjistruar në Shkup, ndërsa të tjerët janë nga 9 qytete të tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit të ISHP-së thuhet se nga rastet e reja 6 pacientë janë hospitalizuar.

Të infektuarit e rinj janë të moshës madhore, ndërsa mosha më e përfaqësuar është 40-49 vjet, me 27 raste pozitive. Sa i përket gjinisë, 68 persona janë gra dhe 59 burra.

Advertisement
Lexo po ashtu:

Konfirmohen edhe 127 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Sa i përket 3 rasteve të vdekjesnga Shkupi dhe Kumanova, të gjithë pacientët kanë pasur simptoma dhe kanë qenë të hospitalizuar në spital./Telegrafi/

Advertisement

Nga 127 pacientët e djeshëm, 51 prej tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur kontakt me të infektuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy