Orën policore nuk e kanë respektuar 59 persona, prej tyre 32 janë arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

– Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 114 personave i janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 14 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga MPB-ja sot kumtuan se nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek persona në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është konstatuar se katër persona nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.
Lidhur me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar se në nivel të tërë shtetit 59 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 32 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse. Për mosmbajtjen e maskave janë regjistruar 255 kundërvajtje./MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy