Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq sot në pikën kufitare “Tabanoc” tha se pret nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të marrin vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

Ai sot në Tabanocë, gjatë takimit me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, tha se Serbia ka një listë për flet-arreste ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët dyshohen për krime lufte në Kosovë në vitet 97-99.

“E dini ne aty…ne shumë njerëz që kanë qenë pjesëmarrës në ato krime gjatë kohës së luftërave, i kemi proceduar dhe kemi lëshuar fletarrestime. Në bazë të atyre fletarrestimeve disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim vendim që të ekstradohet, por është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçiq.

Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikë n kufitar në Jazhincë, bazuar në një fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia, ndërsa aktualisht po vuan masën e paraburgimit në Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar, ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues 30 ditor./Telegrafi/

The post Daçiq: Ekstradimi i Ramadanit në Serbi është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.