Epidemiologu Dragan Danillovski kërkon që mediat të raportojnë drejt për të infektuarit me Covid-19, si dhe për vdekjet. Lidhur me raportin e djeshëm të Institutit të Shëndetit Publik për bilancin e Covid-it në javën e kaluar, mjeku konstaton se katër persona nuk kanë vdekur nga Covid-19, por kanë vdekur me Covid-19.

“Kjo do të thotë se ata kanë vdekur nga ndonjë sëmundje kronike (që është shkaku kryesor i vdekjes), dhe Covid-19 ka qenë vetëm një gjendje (sëmundje) përcjellëse (shoqëruese) që ka përshpejtuar fillimin e vdekjes”, thekson Danillovski, duke shtuar se Covid- 19 nuk duhet të renditet si “shkaku kryesor i vdekjes”, por vetëm si “i lidhur”.

Epidemiologu gjithashtu në statusin e tij në Facebook shton:

“Asnjë nga katër që vdiqën javën e kaluar nuk vdiq nga Covid-19! (Edhe pse ishin të infektuar!) Mediat, portalet, individët e të tjerë, mos e shqetësoni popullin me lajme të rreme! Është e qëllimshme apo nga injoranca? Ndryshoni titujt, “nëse e vërteta ju pëlqen”!”, shkruan Danillovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dje, ISHP njoftoi se në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2 janë testuar gjithsej 285 materiale, me një rënie prej 36,5% krahasuar me javën e kaluar (n=449).

Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48,6% krahasuar me javën e kaluar (n=111). Përqindja e pozitivitetit varion nga 10.0% në 45.0%, me një mesatare prej 20.9%./Telegrafi/

The post Danillovski: Mos i shqetësoni njerëzit me lajme të rreme, katër vdiqën me, jo nga Covid-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";