Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve beson se ka kapacitet për të reaguar shpejt ndaj parregullsive zgjedhore.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, sot tha se kudo që do të konstatohet shkelje të së drejtës së votës, zgjedhjet do të anulohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“320 persona në sektorin e IT -së do të kujdesen për mbështetje teknike, një kompani e huaj është punësuar për të ndërhyrë në sulmet e hakerëve, siç ndodhi vitin e kaluar”, thotë Dashtevski.

Ai shtoi se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka numër rekord të kandidatëve, gjithsej 165.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dashtevski tha se KSHZ ka nisur me temp të fuqishëm përgatitjet për zgjedhjet, por shtoi se më e vështira akoma nuk ka kaluar./Telegrafi/

Dashtevski: Maqedonia është vendi në të cilin më shpejt dalin rezultatet e zgjedhjeve shkruan Telegrafi.