
Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” në edicionin për zgjedhjet lokale. Ai tha se një ndër projektet e para do të jetë digjitalizimi i shërbimeve në komunë, ndërsa synon që nëse zgjidhet kryetar, brenda katër viteve ta mbyll çështjen e kanalizimit.
Memishi tha se nëse vjen në krye të Komunës së Tearcës, do të bashkëpunojë me profesionistë të fushave të ndryshme dhe do të angazhohet për depolitizimin e arsimit.
– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …
Ekipi dhe administrata
“Insistimi i vazhdueshëm në të mirë, gjithmonë shpërblehet nga qytetarët. Në institucionet ku kam menaxhuar u kam dhënë hapësirë të madhe atyre që janë profesionistë, bile ka pasur raste kur të punësuarit i kam llogaritur si drejtor, e unë si menaxhues, vetëm që ata të ndjehen komod në punën e tyre. Edhe në Komunën e Tearcës ka punëtorë profesionistë, ata do të arrijmë t’i vëmë në menaxhim dhe ata do të jenë bashkëpunëtorët më të afërt të mi. Por kam informacione se në Komunën e Tearcës ka të punësuar me kontratë në vepër, por të cilët nuk e dijnë se ku e kanë vendin e punës. Ndërsa nga ana tjetër kemi disa fshatra që kanë të punësuar por që i paguajnë me vetiniciativë. Unë u kam garantuar se ato që janë mirëmbajtës të fshatrave do të punësohen në komunë dhe do të jetë e mirë për gjithë qytetarët, por edhe do të zgjidhet statusi i tyre si punonjës në fshatra.
100 ditët e para
Punë e parë që kam nisur është rreth digjitalizimit. Do të jetë aplikacioni “VLEN për Tearcën”, që do ta digjitalizojë komunën. Kemi mërgimtarët të cilët janë në numër të madh dhe kur vijnë në vend nuk mund të marrin shërbime që i duan. Ka pasur shumë ankesa rreth kësaj çështje. Kjo do të jetë në administratën e brendshme, por edhe në raport me qytetarët. Do të mundohem që të vendosim edhe shërbime tjera si Zyra e vendit, Njësia rajonale e bujqësisë.
Arsimi
Çdo fshat dhe çdo bashkësi vendore do të vendos se kush do të udhëheq me shkollat e tyre. Kemi shumë fshatra ku politika ka dëmtuar në nivelin më të ulët dhe sot e pësojnë fëmijët. Jam në takim të vazhdueshëm me veteranët e arsimit dhe ka marrë këshilla për zgjidhje afatgjate dhe më të mira. Pa i depolitizuar dhe i çrrënjosur problemet që i kemi në arsim në komunën tonë, nuk mund të flasim për digjitalizim dhe modernizim të shkollave tona. Në Komunën e Tearcës nuk ka nevojë për shkollë, pasi numri i nxënësve vazhdimisht bie. Do të mundohemi që shkollat që i kemi t’i modernizojmë. Ndërsa sa i përket çerdheve, një kemi në fshatin Përshevcë, e cila nuk funksionon. Objekti është shumë i mirë, por për shkak të çështjeve teknike nuk ka arritur të zgjidhet. Ka pasur probleme me çatinë dhe ujin e pijshëm. Tani këto probleme janë tejkaluar dhe vetëm ka mbetur pëlqimi në Ministrinë e Financave, por për shkak të procesit zgjedhor nuk mund të sigurohet. Ndërsa për tjetër çerdhe jemi duke kërkuar lokacion, fshati Dobrosht mund të jetë vendi i duhur për një çerdhe të re.
Uji, kanalizimi dhe rrugët
Projekti i dokumentacionit teknik për kanalizimin fekal ekziston për të gjitha projektet, por asnjëherë nuk ka pasur iniciativë të drejtpërdrejt para qytetarëve për ta nisur këtë projekt. Ka nisur vetëm në fshatin Tearcë, por procedura ka mbetur në fazën e tenderimit. Ky rrjet duhet të analizohet dhe me njerëz profesionist do ta shohim nëse mund ta vëmë në përdorim. Në çdo takim qytetarët më kanë thënë se në shumë vende nuk kanë nevojë për rrugë por për kanalizim. Ata janë të gatshëm edhe të participojnë për rregullimin e çështjes së kanalizimit. Këtë vit u nda grand për disa fshatra për kanalizim, për fshatrat Përshevc, Gllogjë dhe një pjesë të Tearcës, u ndanë 40 milion denarë nga Ministria e Ekologjisë, dhe unë do të bëjë maksimumin që ky projekt të merr jetë. Nëse do të arrijmë që këtë projekt ta funksionalizojmë brenda katër viteve, në fund të mandatit nuk do të dal të kërkoj vota para qytetarëve, pasi besoj ata do ta bëjnë vlerësimin. Nga ana e Qeverisë ndahet grand çdo vit me metodologji të re, e cila është për kokë banori. Komuna e Tearcës posedon 25 mijë banorë dhe në vit na takojnë 3.3 milionë euro, ndërsa ne vetëm duhet të bëjmë projekte.