Dega e ASH-së në Dibër: Të bashkohet ASH, kryetarët e dy fraksioneve të tejkalojnë veten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Dibër dhe anëtari i kryesisë Bekim Pocesta ka dalë me një kumtesë publike ku u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe strukturave të partisë, pavarësisht prej fraksionit ku aktualisht ndodhen, që të reflektojnë dhe të punojnë për ribashkimin e forcave si ASH.

Në kumtesë rikujtohet ndarja e dhimbshme që pësoi partia një vit më parë, duke theksuar se ajo la pasoja të mëdha emocionale, veçanërisht te anëtarësia e thjeshtë. “Ide të ndryshme, rrugë të ndryshme, ndjenja të tepruara, fjalë të thëna e të pa thëna, na çuan drejt një ndarjeje që shumica prej nesh e përjetuan me dhimbje dhe dëshpërim”, thuhet në deklaratë.

Sipas Degës së Dibrës, është koha që të gjithë të kuptojnë se potenciali që Aleanca kishte si forcë e bashkuar, nuk është arritur nga asnjë palë në mënyrë të veçuar. Në thelb të kumtesës është thirrja për falje, pjekuri politike dhe unifikim përballë sfidave që përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Aleanca për Shqiptarët duhet të shihet si një shtëpi e përbashkët dhe jo si vend i interesave personale. Është koha për të falur dhe për të filluar nga e para”, theksohet në deklaratë, duke shtuar se fryma e Arbën Xhaferit duhet të jetë busull e përbashkët për të gjithë.

Advertisement

Në fund, Dega e Dibrës bën një thirrje të drejtpërdrejtë për dy kryetarët aktualë të fraksioneve të ASH-së që të tejkalojnë veten dhe të vendosin interesin e përgjithshëm të shqiptarëve mbi çdo dallim apo ego personale.

“Bashkimi është mision historik! Aleanca është më shumë se një parti – ajo është një ideal që, i bashkuar, do të jetë më i fuqishëm se kurrë”, përmbyllet kumtesa.

The post Dega e ASH-së në Dibër: Të bashkohet ASH, kryetarët e dy fraksioneve të tejkalojnë veten appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy