Dehari për kallëzimin penal ndaj tij: Lejohet çdo gjë që nuk e ndalon ligji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kallëzim penal ndaj Fatmir Deharit, MPB: E ka dëmtuar buxhetin e komunës për gati 4 milion denarë

Departamenti për Punë të Brendshme Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.D.(51) nga Kërçova për ekzistimin e dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” në bazë të nenit 353 të Kodit Penal.

Dehari në “Click Plus” në TV21, tha se kjo është shqetësuese dhe shtoi se a po ndodh kjo vetëm pse ka emrin Fatmir.

“Mesazhi është shumë shqetësues, s është fakti se kryetari i Kërçovës është një Fatmir ose një kryetar ose një kryetar i cili për sa mandate në krye të komunës, në krye të komunës së Osllomesë pastaj edhe në detyra të tjera, për herë të parë në historinë e e sa vjet që drejtojë institucione, nga një institucion që e kam drejtuar unë”, tha Dehari.

Advertisement
Lexo po ashtu
Kallëzim penal ndaj Fatmir Deharit, MPB: E ka dëmtuar buxhetin e komunës për gati 4 milion denarë

Gjithashtu ai tha se lejohet çdo gjë që nuk e ndalon ligji.

Advertisement

“Neni 8 i Kushtetutës, vlerat themelore të rendit kushtetues, pra, në Republikën e Maqedonisë së Veriut e lejueshme është çdo gjë që me Kushtetutë dhe ligj nuk ndalohet. Nga këtu nisemi të gjithë. Dhe të gjithë bëjmë thirrje për respektim të Kushtetues dhe ligjeve të këtij vendi”, tha Fatmir Dehari.

 

The post Dehari për kallëzimin penal ndaj tij: Lejohet çdo gjë që nuk e ndalon ligji appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy