Deklarata e Kuvendit për zgjedhje të lira, Rexhepi: Një fletë boshe pa kurrfarë rëndësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skender Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim, tha se nuk do ta mbështesë deklaratën e Kuvendit për zgjedhje.

Ai e ka vlerësuar të njejtën vetëm si një fletë boshe që nuk ka kurrfarë rëndësie në jetën praktike për arsye se pikat që i përmban nuk kanë kurrfarë lidhje me realitetin.

Zejdi shtoi se “ka njerëz që do të humbasin në zgjedhjet, të cilët inskenojnë incidente ndërfetare mes shqiptarëve”.

“Nëse heshtim për këtë, si mendojmë se do të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike. Opinioni duhet ta ketë të qartë se me këtë vendim Kuvendi ka nevojë për fushatë zgjedhore dhe në këtë drejtim i dënon gjuhën e urrejtjes, por ditëve të fundit ka thirrje publike për dhunë, diskriminim e madje edhe luftë me shqiptarët”, tha Rexhepi, duke vlerësuar se nuk ka dënim nga institucionet.

Advertisement

Pas deklaratës së Rexhepit, reaguan nga VLEN dhe OBRM-PDUKM duke thënë e shteti ka informacione të sakta për personat që tentojnë të nxisin incidente ndërfetare në vend.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy