Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në një konferencë për shtyp sot në rast të Ditës Botërore kundër Tuberkulozit, theksoi përkushtimin e Ministrisë ndaj parandalimit të kësaj sëmundjeje në vend.

Si specialist-infektolog, por edhe si ministër i shëndetësisë i vetëdijshëm për rëndësinë e luftës kundër tuberkulozit, besoj se do të kontribuojmë në krijimin e kushteve për të qenë pjesë e gjeneratës që do të shkruajë kapitullin e fundit të tuberkulozit, theksoi ai.

Edhe pse tuberkulozi vazhdon të jetë një problem global shëndetësor, Drejtori i Institutit për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozit, Sead Zeinel, njoftoi për një rënie të vazhdueshme të rasteve të reja në vend në 15 vitet e fundit. Megjithatë, ai theksoi nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të ngushtuar hendekun midis rasteve të raportuara dhe numrit real, sidomos pas ndikimit të pandemisë së COVID-19.

Trajtimi i pabarazive shëndetësore është imperativ. Ne duhet të trajtojmë barrierat me të cilat përballen popullatat e margjinalizuara dhe të rrezikuara në aksesin e kujdesit shëndetësor për TB. Nevojitet veprim në nivel kombëtar, rajonal dhe global për tejkalimin e pabarazive dhe diskriminimit, duke ofruar mbështetje për të gjithë individët që kanë nevojë për kujdes, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Pia Vraçko, këshilltare e OBSH-së për politikat shëndetësore. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Demiri: Ministria e Shëndetësisë i kushton vëmendje të veçantë parandalimit të tuberkulozit në vend shkruan Telegrafi.