Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva morën pjesë sot në nënshkrimin e grant-projekteve të reja në kuadër të Programit Japonez për Grante të Vogla për Nevoja Bazë dhe Siguri Njerëzore, organizuar nga Ambasada e Japonisë. Drejtorët e tre institucioneve shëndetësore publike nënshkruan marrëveshje me ambasadën japoneze.

“Veçanërisht më gëzon fakti që këto grante mbulojnë tre institucione shëndetësore publike, siç janë: Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” – Shkup, i cili po fuqizohet me aparat të ri ekografik; Klinika Universitare për Kirurgji Digjestive, ku është planifikuar rinovimi i dyshemeve dhe dyerve; ndërsa për Shtëpinë e Shëndetit Negotinë është planifikuar blerja e një aparati të ri dixhital me rreze X”, tha Demiri.

Ambasada e Japonisë, theksoi Demiri, është partneri ynë në përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve të shëndetësisë publike.

“Me këtë rast dua të theksoj, se një tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer që kultivojmë me Japoninë dhe ambasadën japoneze, janë projektet e shumta të realizuara në fushën e shëndetësisë dhe investimet e vlefshme, të cilat deri më tani janë realizuar në mbi 70 institucione shëndetësore publike në të gjithë vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Falenderim të veçantë për Ambasadoren Ocuka Kazuja dhe Ambasadën Japoneze, për këtë kontribut të rëndësishëm dhe përgëzoj për 30 vitet e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë”, shtoi Demiri./Telegrafi/

The post Demiri: Projekte të reja granti për tre institucione shëndetësore nga Ambasada Japoneze appeared first on Telegrafi.