Dënim me kusht prej dy vitesh burgim, i cili nuk do të zbatohet nëse nuk kryen ndonjë krim tjetër në pesë vitet e ardhshme, iu shqiptua sot nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit Rexhep Nuredinit, në bazë të pranimit të fajësisë, për sulmin ndaj Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në qershor të këtij viti në Çair.
Avokati mbrojtës i Rexhep Nuredinit, avokati Naser Raufi, në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme, tha se i akuzuari kontribuoi në efikasitetin e procedurës duke pranuar fajësinë dhe se në këtë rast u përcaktua edhe mbikëqyrja mbrojtëse, me masa lirimi me kusht.
Sipas aktakuzës, Rexhep Nuredini akuzohet për kryerjen e veprës penale “dhunë” sipas nenit 386, paragrafi 1 i Kodit Penal./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
