Mëngjesin e sotëm, një denoncim për bombë në fabrikën “Crombert and Schubert” në Zonën Zhvillimore Teknologjike të Shkupit ka alarmuar punonjësit.

Të gjithë u larguan nga objekti ndërsa kontrollet ishin në vazhdim. U konstatua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë.

Lajmin për “Fokus” e kanë konfirmuar edhe nga MPB

“Më datë 29.10.2024 në ora 08:20 në SPB Shkup, e punësuara si person juridik nga n. Ilinden ka raportuar në Shkup se në ora 06:00 në emailin zyrtar të personit juridik është marrë mesazh se në fabrikë është vendosur mjet shpërthyes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë janë dërguar ekipet e SPB Shkup dhe Njësitit kundër terrorizmit dhe pas kontrolleve të nevojshme nuk është gjetur mjet shpërthyes, përkatësisht është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Foto: Fokus

The post Denoncim i rrejshëm për bombë në një fabrikë në ZZHTI-Shkup appeared first on Telegrafi.