Dyshime për tenderë të kurdisur në Komunën e Kërçovës! Në Komisioni për Parandalimin të Korrupsionit është paraqitur një kompani e cila kishte aplikuar për trajtimin e qenve endacak, e cili ka kundërshtuar procedurën e tenderimit, për shkak siç ka pohuar, oferta e tij ka qenë me çmim më të ulët, ndërsa Komuna ka përzgjedhur kompaninë që ka ofruar çmim më të lartë për trajtimin e qenve endacak.

Rastin për TV21 e konfirmoi edhe anëtari i Antikorrupsionit, Nuri Bjarami, cili tha se pasi të përfundojë lënda do të komunikojmë publikisht.

“Lidhur me tenderimin për përkujdesje dhe trajtimin e qenve endacak ka paraqitje tek Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga njëri prej aplikuesve në tenderimin publik dhe procedura është në rrjedhë e sipër, është kah fundi dhe kur komisioni ta përmbyllë shqyrtimin dhe analizën e të gjitha informacioneve që i posedon, do të dalin me vendim në mbledhje publike”, tha Nuri Bjarami, anëtar i KSHPK.

Për këtë rast qëndrim kërkuam edhe nga Komuna e Kërçovës. Thonë se nuk bëhet fjalë për kurdisje tenderi por për kompani të cilat i plotësojnë ose jo kushtet për trajtimin e qenve endacakë. Shtojnë se kompania që e ka paraqitur rastin në Antikorrupsion nuk i ka plotësuar kushtet për ta fituar tenderin edhe pse çmimin e ka pasur më të ulët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Janë paraqitur dy kompani, njëra nga Demir Hisari dhe tjetra nga Kërçova, kompania nga Demir Hisari ka pasur çmimin më të lartë se kompania nga Kërçova, por që kushtet e punës i ka pasur ashtu siç e parasheh ligji, kushte të cilat nuk i ka plotësuar kompania nga Kërçova. Pas kësaj tenderi është anuluar dhe është pritur ankesë nga kompanitë siç e parasheh ligji, pasi që nuk pati ankesa, tenderi u shpall përsëri ku konkurroi vetëm kompania nga Demir Hisari e cila edhe e fitoi tenderin duke plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme”, thonë nga Komuna e Kërçovës.

Nga Komuna tregojnë po ashtu se kompania që është ankuar nuk i ka plotësuar kushtet për numër të caktuar veterinerësh, personel të mjaftueshëm dhe pajisjet e nevojshme për trajtimin e qenve, siç parashihet me ligj për kompanitë që do të merren me trajtimin e qenve endacakë.

Kujtojmë se Kërçova ballafaqohet me një numër të lartë të qenve endacak, numri i të cilëve, sipas organizatës “Grifon”, arrin në afro 1200. Komuna nuk ka një strehë për qentë endacak dhe ende nuk ka plan për ndërtimin e së njëjtës. Menaxhimi i vetëm tani për tani mbetet përmes ndarjes së mjeteve vjetore, rreth 20 mijë euro, për trajtim dhe kastrim./TV21/

The post Denoncim në Antikorrupsion për kurdisje tenderi, Komuna e Kërçovës: S’është kurdisje, por mospërmbushje kushtesh appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";