Zyra e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot pasdite se 16 deputetë të “Frontit Europian” kanë dorëzuar iniciativë për themelimin e Komisionit Hetimor për të hetuar qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë në trajtimin e tragjedisë në Koçan.

Nga atje sqarojnë se propozim për ngritjen e Komisionit Hetimor mund të bëjnë të paktën 20 deputetë.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të iniciojë procedurë sepse sipas nenit 76, paragrafi 3 i Kushtetutës, është përcaktuar se propozim për themelimin e komisionit hetimor mund të paraqesin së paku 20 deputetë”, theksojnë nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

The post Deputetët e Frontit Europian paraqitën iniciativë për themelimin e Komisionit hetimor për tragjedinë e Koçanit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";