Deputetët e Kuvendit të RMV-së nga nesër e deri më 2 shtator do të shfrytëzojnë zyrtarisht pushimet e tyre vjetore, të cilat këtë vit janë vonuar për shkak të ribalancimit të Buxhetit. Zakonisht deputetët janë me pushime çdo vit nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit.

“Deputetët do të jenë me pushime nga 15 gushti deri më 2 shtator, por meqenëse Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancës plenare nëse është emergjente”, thonë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare më 28 maj janë mbajtur dhjetë seanca dhe e fundit ishte dje kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe u hoqën drejtorët ekonomikë.

The post Deputetët shkojnë në pushim, seanca do të ketë vetëm në situata urgjente appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";