Përderisa kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën plenare po mbante fjalim hyrës para deputetëve, ku në rendin e ditës është propozimi për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, bashkëpartiaku i tij, deputeti i LSDM-së, Dragoljub Filipovski është fotografuar duke luajtur tavëll në celularin e tij.

Fotografia është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe ka marrë mjaft komente.

Seanca parlamentare e cila ishte paraparë të fillojë në orën 11:00, nisi me vonesë për shkak të mungesës së deputetëve.

Deputetët në Kuvend po debatojnë për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, me çka bullgarët dhe disa komunitete tjera do të përfshiheshin në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Deputeti i LSDM-së fotografohet duke luajtur në celular gjatë fjalimit të Kovaçevskit appeared first on Telegrafi.