Deputeti nga opozita OBRM-PDUKM, Brane Petrushevski, në emisionin e sotëm “200” në Alsat tha se nëse partia e tij nuk do e nxirrte në dritë aferën me lëshimin e pasaportave me identitet të huaj, është e pasigurt edhe se pasaporta të tilla do të ishin lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Siç tha ai, OBRM-PDUKM do të njoftojë gjithçka që do t’i paraqitet partisë nga “informatorët”.

“Kemi ligj për informatorët të cilët, nëse e shohin se institucionet nuk funksionojnë, respektivisht bëjnë krim, atë mund ta zbulojnë për publikun, ata e kanë paraqitur te ne dhe ne e kemi publikuar në publik.” Edhe në periudhën e ardhshme, gjithçka që do të vijë si provë shtesë do ta publikojmë”, tha Petrushevski.

Ai shtoi se njeriu i parë në Ministrinë e Brendshme, Oliver Spasovski, duhet të japë dorëheqje, pavarësisht nëse do t’i pranohet, në mënyrë që të mundësojë hetim cilësor dhe të hollësishëm në ministrinë që ai e drejton.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Deputeti i OBRM-PDUKM-së: Do të publikojmë çdo provë që na dorëzojnë informatorët për aferën e pasaportave shkruan Telegrafi.