Dërgohet në Gjykatën Penale i i ati i Vanja Gjorçevskës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleksandar Gjorçevski, i ati i 14 vjeçares Vanja Gjorçevska është dërguar në Gjykatën Penale të Shkupit.

Prokuroria kërkon 48 orë paraburgim për Aleksandar Gjoräevskin për rastin e bijës së tij, Vanja Gjorçevska. Prokuroria thotë se i ati i Vanjës dyshohet për rastin e vajzës së tij.

Prokurori kërkoi te gjykatësi në procedurë paraprake që të caktojë 48 orë paraburgim, kurse i ati edhe në polici edhe në Prokurori ka mohuar lidhjen në rastin për të cilën akuzohet.

Sipas Prokurorisë, i ati dyshohet se ka dhënë informacione se në cilën kohë Vanja do të jetë vetë me qëllim që të rrëmbehet dhe më pas të kërkojë para nga e ëma./Telegrafi/

Advertisement

Dërgohet në Gjykatën Penale i i ati i Vanja Gjorçevskës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy