minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Deri në fund të viti kompanitë në RMV kanë afat për të paguar K-15 për çdo punëtorë - Struga.info


Deri në fund të viti kompanitë në RMV kanë afat për të paguar K-15 për çdo punëtorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në tremujorin e fundit), ndërsa shuma maksimale është 100 për qind e pagës mesatare, pra pak më shumë se 36.850 denarë.

Fundi i vitit është afati ligjor kur kompanitë dhe punëdhënësit kanë detyrimin për të paguar regresin apo e ashtuquajtur K-15.

Sipas ligjit, çdo punëmarrës me të paktën gjashtë muaj shërbim të vazhdueshëm pranë punëdhënësit ka të drejtën e K-15, pavarësisht nëse është për një kohë të caktuar apo të pacaktuar.

Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në tremujorin e fundit), ndërsa shuma maksimale është 100 për qind e pagës mesatare, pra pak më shumë se 36.850 denarë.

K-15 prej 10.000 denarë këtë vit për herë të parë marrin 138.000 punëtorë në sektorin publik, ndërsa disa sektorë si policia, shëndetësia, arsimi, ndërmarrjet publike tashmë kanë paguar K-15 për punëtorët e tyre.

Nga viti i ardhshëm shuma e K-15 në sektorin publik do të jetë 30 për qind e pagës mesatare, përkatësisht rreth 13.000 denarë.

The post Deri në fund të viti kompanitë në RMV kanë afat për të paguar K-15 për çdo punëtorë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy