Deri të premten në ora 12:00, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës presin ofertë në mënyrë që ta shqyrtojnë ofertën dhe eventualisht Këshilli i SASHK të merr vendim nëse do të ndërpritet greva ose do të vazhdohet.

Kreu i SASHK, Jakim Nedelkov bën thirrje që sa më shpejt të zgjidhet kjo situatë dhe të kthehet arsimi normal në shkolla dhe çerdhe.

Ai në intervistën e tij për Sitel theksoi se në takimin e sotëm me ministrin Jeton Shaqiri kanë biseduar për rritjen e pagave, por jo edhe për përqindjen, ndërsa ministri e ka informuar se po bëhen përpjekje për marrjen e mjeteve.

I pyetur se cila është linja e kuqe që mund ta lejojë SASHK në mënyrë që të ndërpritet greva, Nedellkov theksoi se nuk kanë biseduar për linjat e kuqe, nën 18.4% nuk do të pranohet asgjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Se sa do të pranojmë do të varret nga ajo se çfarë do të na ofrojnë. Nëse është rritje simbolike, anëtarësia do ta kuptojë se është propozim joserioz”, tha Nedellkov./Telegrafi/

Deri të premten SASHK pret ofertë nga Qeveria e Maqedonisë dhe Këshilli do të vendosë nëse do të ndërpritet greva shkruan Telegrafi.