Ish-ministrja dhe profesoresha, Renata Deskoska u bëri thirrje qytetarëve për vaksinim.

“Vitin e kaluar u infektova me COVID-19. Para vaksinimit u testova dhe testi tregoi se nuk kam pasur kontakt me virusin dhe nuk kisha anti-trupa. Një muaj pas rivaksinimit, testi dëshmon se ka numër të konsiderueshëm të anti-trupave”, thotë Deskoska.

Ajo thotë se të gjithë duhet të vaksinohen dhe se mjekët  thonë se vetëm me vaksinim mund ta mposhtim pandeminë.

“Po, i besojmë shkencës. Me ndihmën e shkencës, bota mposhti tuberkulozën, paralizën fëmijërore dhe të gjitha ato sëmundje që kanë vaksina”, tha Deskoska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Deskoska bën thirrje për vaksinim appeared first on Telegrafi.