Njëri nga tre kandidatët për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski ftoi edhe dy kandidatët e tjerë, Dimitar Kovaçevski dhe Frosina Remenski që bashkërisht ta organizojnë prezantimin e programit.

“Do t’i ftoj shokët e mi partiak dhe kandidatët për kryetar të LSDM-së, Frosninën dhe Dimitarin që bashkërisht të organizojmë prezantimin e programeve tona”, u shpreh Despotovski.

Ai shtoi se mund të bashkohen rreth ideve dhe koncepteve dhe se duhet të sigurohet qasje e barabartë tek anëtarët dhe mbështetësit e partisë të cilët, siç thotë Despotovski, jo çdo herë kanë mundësi të ftohen dhe të jenë të pranishëm në atë se çfarë ofrohet.

“Duke marrë parasysh edhe afatet e shkurta, propozoj që prezantimi të jetë online, me mundësi të hapur për parashtrimin e pyetjeve të drejtpërdrejta”, tha Despotovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Despotovski fton Kovaçevskin dhe Remenskin bashkërisht t’i prezantojnë programet për kryetar të LSDM-së shkruan Telegrafi.