Në Dibër sot nuk ka raund të dytë votimi, por vetëm rivotim në një vendvotim.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit 0543 e cila ndodhet në Shkollën e Mesme Komunale “28 Nëntori”.

“Qendra e votimit është hapur në orën 7 dhe votimi është në vazhdim e sipër, dhe pa probleme. Votimi përsëritet si për kryetarin ashtu edhe për këshilltarët. Lista e vetme zgjedhore ka 777 votues me të drejtë vote”, tha Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Është votuar për tre kandidatë për kryetar komune dhe për pesë lista për këshilltarë, të propozuara nga subjektet politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në raundin e parë të votimit në këtë qendër votimi kanë ushtruar të drejtën e votës 484 persona.

Dibër: Rivotimi bëhet në një vendvotim shkruan Telegrafi.