Dibra me 29 raste me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër është regjistruar një rast me coronaviurs dhe ky është rasti i tetë për një javë.

Sot në Dibër dhe rrethinë nuk kishte të shëruar, por javën e kaluar u shëruan 63 persona dhe humbi jetën një person.

“Numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë në Dibër dhe Zhupë është 260, në listën e të shëruarve janë 219 person dhe 12 persona humbin jetën. Raste aktive janë 29”, thonë nga Qendra për Shëndet Publik Ohër.

Pjesa më e madhe e rasteve kanë formë më të lehtë të sëmundjes dhe vetëm pesë persona ndodhen në spitalet e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement

The post Dibra me 29 raste me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy