SPB Tetovë njofton se sot është djegur një objekt me inkubator për zogj në fshatin Kamjan.

“Sot (25-mars) në ora 03:50 në SPB-Tetovë është raportuar se është përhapur zjarr në një objekt (kasolle) me inkubatorë për zogj në Kamjan të Tetovës, në pronësi të 32-vjeçarit S.R. nga ky fshat. Nuk ka patur persona të lënduar dhe sipas raportit, nga zjarri kanë ngordhur rreth 4000 zogj.

Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikës së Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht. Inspektimi në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Digjet një fermë pulash në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";