Zjarrfikësit e Kumanovës shuan një zjarr në një makinë pasagjerësh pranë pikës kufitare Tabanoc, njoftuan sot policia dhe shërbimi i zjarrfikësve.
“Dje në orën 23:10, në SPB Kumanovë është marrë një njoftim se ka shpërthyer zjarr në një automjet pasagjerësh BMW me targa të Kumanovës, në lëvizje në autostradën përpara pikës kufitare Tabanoc, e drejtuar nga D.P. (23) nga Kumanova”.
“Zjarri u shua nga një ekip i departamentit territorial të zjarrfikësve të Kumanovës, me një automjet dhe katër zjarrfikës, rreth dhjetë minuta para mesnatës. Nuk ka persona të lënduar. Një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kumanovës kreu inspektimin”, njoftuan nga MPB.
The post Digjet një makinë në lëvizje pranë pikës kufitare “Tabanoc” appeared first on Telegrafi.