Sot (30.11.2023) në SPB Shkup është raportuar se në ora 00:16 në rrugën “Vladimir Polezhinovski” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa regjistrimi të Manastirit në pronësi të shtetasit O.N. nga Manastiri.

Një ekip i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë të munduar edhe shuarjen e zjarrit.

Nga SPB Shkup njoftojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rastit nëse ka qenë zjarr i qëllimshëm apo bëhet fjalë për aksident.

Digjet një veturë në Shkup, shkaktohen dëme materiale shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";