
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve për Marrëveshjen me Britaninë e Madhe sot tha se detyrimi dhe projektet që realizohen do të jenë sipas ligjeve tona.
“Marrëveshja thotë pesë miliardë stërlina të cilat do të mund t’i shfrytëzojmë në afat prej dhjetë viteve ose nëse shkon çdo vit ose nëse kemi projekte të maturuara, nga 500 milionë euro, kjo është tërheqja. Afati i pagesës varet nga vetë projektet. Studimi i fizibilitetit do të tregojë se ndoshta disa projekte do të kthehen për 12 – 15 vjet”, tha Dimitrieska Koçoska.
Deputetja Sanja Lukarevska nga LSDM e pyeti ministren e Financave nëse me Marrëveshjen me Britaninë e Madhe plotësisht do ta pezullojë Ligjin për prokurime publike dhe nëse tani janë të njohura kompanitë të cilat do të angazhohen për realizimin e projekteve. Ajo që e interesonte Lukarevskën ishte nëse financimi do të zhvillohej përmes UK Export Finance (UKEF), kushtet e të cilit nënkuptojnë se minimum 30 për qind e vlerës së projekteve të financuara do të shkojë tek kompanitë britanike ose si pagesë në Britani të Madhe.
“Unë nuk e di se si punon UKEF, e di si funksionon Ligji për borxh publik dhe neni 16 i cili thotë se do të kërkojmë oferta për financim pa kushtëzime. Kjo do të thotë se do të na japin ofertë për normën e interesit për borxh të pagesës për grejs periudhë të cilat janë të lidhura me projektin. Ligji për borxh publik nuk njeh kushtëzime dhe këtu duhet ta kemi të qartë punën”, tha Dimitrieska Koçoska.
Kjo do të thotë se do të na japin ofertë për normë interesi për borxh të pagesës për grejs periudhë të cilat janë të lidhura me projektin. Ligji për borxh publik nuk njeh kushtëzime dhe këtu duhet ta kemi të qartë punën”, tha Dimitrieska Koçoska.
Çdo kushtëzim, siç tha ajo, do të thotë që oferta është e pavlefshme sipas Ligjit për borxhin publik.
“Kemi ligje, askush nuk tha se do të ketë diçka jashtë ligjit. Qytetarët mund të jenë të qetë dhe të sigurt se procedura do të jetë transparente dhe se çdo gjë që nuk është në kuadër të ligjit nuk do të pranohet e as nuk do të jetë pjesë e procedurës”, tha Dimitrieska Koçoska.
The post Dimitrevska-Koçoska: Në marrëveshjen financiare me Britaninë e Madhe, detyrimi dhe projektet do të realizohen sipas ligjeve tona appeared first on Telegrafi.