Është e pamohueshme se do të jetë një sfidë e madhe të ndajmë 5% të BPV-së për mbrojtje, por ne jemi anëtare e NATO-s dhe kemi detyrime që duhet t’i përmbushim, por është mirë që kemi një periudhë përshtatjeje, tha dje ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
“Do të duhet t’i përmbushim këto angazhime. Është mirë që ka një periudhë përshtatjeje kur do të na duhet të ristrukturojmë buxhetin dhe të çlirojmë fonde nga Buxheti i Mbrojtjes. Padyshim, kjo është një sfidë e madhe, por ne jemi anëtar i NATO-s dhe kemi angazhime që duhet t’i përmbushim”, tha Dimitrieska-Koçoska për “Telma”.
Vendet anëtare të NATO-s dje në Samitin në Hagë u zotuan të investojnë 5% të BPV-së së tyre kombëtare çdo vit për nevojat themelore të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035./Telegrafi/
The post Dimitrieska-Koçoska: Është një sfidë e madhe të ndahen 5% e BPV-së për mbrojtjen appeared first on Telegrafi.