Dimitrieska-Koçoska: Komunat i morën paratë nga kredia hungareze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, deklaroi sot se vetëqeverisjet lokale tashmë i morën 250 milionë eurot, mjete të dedikuara për ato nga kredia hungareze.

“Vetëqeverisjet lokale i morën këto katër miliardë e gjashtëqind milionë denarë nga viti i kaluar dhe këtë vit gjithashtu morën mjete. Deri ku janë procedurat, do të duhet të shihet veçmas me çdo institucion që është përgjegjës. Nëse janë projekte infrastrukturore në komuna, do të duhet të pyetet në Ministrinë e Transportit. Nuk kam informacione deri ku janë me nënshkrimin e marrëveshjeve të ndërsjella, ndërmjet komunave dhe ministrive adekuate”, sqaroi ministrja në pyetjet e gazetarëve, në konferencën për media të cilën e mbajti në qendrën e mediave të Qeverisë.

E pyetur, në kontekst të mbështetjes së vetëqeverisjeve lokale për thirrjen e dytë dhe rreth asaj sa mjete janë kërkuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për aplikimet e parashtruara pas thirrjes publike, ministrja Dimitrieska – Koçoska u përgjigj se çdo institucion ka kërkuar aq mjete, aq sa vlerëson se do t’i realizojë në vitin vijues. 

The post Dimitrieska-Koçoska: Komunat i morën paratë nga kredia hungareze appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy