Me Propozimin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2025 që e miratori sot Qeveria, inflacioni i cili në fillim të vitit regjistroi trend rritës, pritet që më tej të stabilizohet dhe është parashikuar të jetë në nivelin prej 2,8 për qind. Projeksioni i inflacionit, sipas ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, bazohet në pritshmëritë për zbatimin e plotë të Ligjit për praktikë tregtare jo të drejtë i cili duhet të parandalojë rritjen e paarsyeshme të çmimeve, gjegjësisht për produktet ushqimore bazë.

Dimitrieska Koçoska tha se po monitorohet gjendja me çmimet dhe paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të shpallen masa të cilat, siç tha ajo, “mund të mos përfshijnë mbështetje financiare direkte, por do të ndihmojnë në rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit vendor”.

“Lidhur me inflacionin, po, edhe këtë e diskutuam sot, pasi pak do ta rrisim inflacionin për shkak të gjysmës së parë të vitit presim ndoshta disa ndryshime nëse ka rritje të çmimeve, ndërsa po monitorojmë një rrezik të caktuar për shkak të çmimeve të naftës dhe bursave, por po e ndjekim gjendjen me shumë kujdes. Gjithashtu, Ministria e Punës dhe Ekonomisë po ndjek me kujdes situatën edhe me çmimet e produkteve ushqimore dhe po bëjmë përpjekje që në periudhën që vjen të shpallim edhe masa të tjera që mund të mos përfshijnë mbështetje financiare direkte, por do të ndihmojnë në rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit vendor me qëllim uljen e këtyre efekteve. Sigurisht, mbetet fakti që Ministria e Ekonomisë dhe veçanërisht Inspektorati Shtetëror i Tregut, janë gjithmonë në terren dhe nëse ka përshkallëzim tjetër ose rritje të çmimeve, sigurisht që do ta ndjekin dhe do të ndërmerren masa”, tha Dimitrieska Koçoska.

Me ribalancin, projeksioni i BPV-së mbetet në 3,7 për qind, njësoj si edhe deficiti buxhetorë dhe në vlerë absolute dhe si përqindje e BPV-së, përkatësisht 41,3 miliardë denarë ose 4 për qind të BPV-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të ardhurat totale me ribalancin janë parashikuar të jenë në nivel prej 362,4 miliardë denarë, që është rreth 1 për qind më shumë krahasuar me Buxhetin, gjegjësisht për rreth 3,5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë 403,7 miliardë denarë dhe gjithashtu shënojnë rritje prej rreth 1 për qind, ose për rreth 3,5 miliardë denarë, ashtu siç është edhe në anën e të ardhurave.

The post Dimitrieska-Koçoska: Po monitorohen çmimet, inflacioni pritet të stabilizohet appeared first on Telegrafi.