Realizimi i shpenzimeve kapitale po ecën sipas planit, edhe pse në tre muajt e parë është realizuar pak më pak se 10 për qind. Nga 47,2 miliardë denarë të planifikuar në buxhetin e këtij viti për shpenzime kapitale, deri më 8 prill janë realizuar 4,49 miliardë denarë.

Këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se realizimi i dobët në tre muajt e parë pritej për shkak të kushteve atmosferike.

“Në janar dhe shkurt ka qenë shumë ftohët, dhe siç e dini, një numër i madh i shpenzime kapitale janë të lidhura me infrastrukturën. Pres rritje të realizimit në muajt e ardhshëm”, tha Ministrja.

Ajo tha se Qeveria është e fokusuar në projektet infrastrukturore dhe presim realizim më ambicioz të shpenzimeve kapitale në periudhën e ardhshme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dimitrieska-Koçoska: Realizimi i dobët i shpenzimeve kapitale në tre muajt e parë është për shkak të kushteve atmosferike appeared first on Telegrafi.