Ish-kryeministri Emil Dimitriev sot si dëshmitar në gjykimin për ngjarjet e 27 prillit tha se mezi ka pritur të përfundojë mandati i vazhduar për Qeverinë teknike që ka udhëhequr ai.

Gjatë asaj periudhe Qeveria teknike zgjati më shumë dhe kjo kulminoi me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.

Dimitriev tha se si kryeministër mezi ka pritur të përfundojë Qeveria teknike për shkak se ka qenë jofunksionale, ndërsa Kuvendi ka qenë i bllokuar.

“Ngjarjet e 27 prillit i sollën shumë dëm shtetit. Mendoj se OBRM-PDUKM ishte humbësi më i madh nga këto ngjarje”, tha Dimitriev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai po ashtu përmendi se si sekretari i përgjithshëm i partisë ka pasur vendim për mbështetjen e protestave./Telegrafi/

Dimitriev: Mezi prisja të përfundojë Qeveria teknike shkruan Telegrafi.