Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se ka pasur propozime paralele nga BE-ja të cilët në vend që të sjellin zgjidhje, e komplikojnë situatën me Bullgarinë. Propozimet për kompromis të mundshëm mes palës bullgare dhe maqedonase erdhën nga jashtë presidencës gjermane dhe portugeze.

Lidhur me planin e shpallur 5 + 1 në samitin e Bërdos pranë Kranjit, zëvendëskryeministri theksoi se janë të rëndësishme dy pika, duke përfshirë nëse qeveria teknike në Bullgari mund të japë leje për miratimin e kornizës negociuese për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian.

“Në Marrëveshje, dispozita për mosndërhyrje në punët e brendshme është reciproke. Obligimi ynë që të mos përzihemi në punët e brendshme bullgare, por edhe Bullgaria ka obligim që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme maqedonase. Ndoshta çështja e parë këtu është e drejta për vetëvendosje dhe vetë-shprehje, dhe këtu është ai konflikt pozicionesh me marrëveshjen dhe kornizën ligjore në një farë mënyre që bën marrëveshja”, tha Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dimitrov: Bullgaria të mos përzihet në punët e brendshme shkruan Telegrafi.