“Rasti i Maqedonisë së Veriut është test serioz për perspektivën evropiane në rajon. Investimi është i madh dhe bëj thirrje që si vend dhe komb të trajtohemi me dinjitet që e meritojmë”.

Këtë sot e deklaroi zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në ditën e dytë të takimit joformal me ministrat për Çështje Evropiane në fjalimin e tij në sesionin plenar në Brdo të Sllovenisë.

Fokusi kryesor i diskutimit, siç njoftojnë nga SÇE-ja, ishte te vendosja e kapaciteteve të BE-së në menaxhimin nga kriza e coronavirusit.

“Virusi nuk njeh kufi dhe nuk din nëse vendet janë anëtarë ose kandidatë. Për këtë shkak rajoni ynë, i rrethuar nga BE, duhet bashkërisht me BE-në të menaxhojë me krizat e përbashkëta siç është pandemia”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dimitrov kërkon që Maqedonia të trajtohet me dinjitet shkruan Telegrafi.