Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov përshëndeti miratimin e Raportit për Maqedoninë e Veriut nga Parlamenti Evropian, por shprehu keqardhje që nuk kaloi amendamenti i Të gjelbërtëve dhe Socialdemokratëve në lidhje me retorikën bullgare.

Amendamenti ku dënohej retorika provokuese e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut nuk kalo për shkak të bllokimit të eurodeputetëve të PPE-së dhe Konservatorëve Evropian.

“Dëshiroj ta përshëndes miratimin e Rezolutës së PE-së me shumicë. Shpreh keqardhje që nuk u miratuan amendamentit 3 dhe 40 të grupit PPE, dhe dëshiroj të shpreh keqardhje që amendamenti 2 i Fajon, Belka dhe Sider nuk kishte përkrahjen e shumicës”, tha Dimitrov.


Parlamenti Evropian miraton Raportin për Maqedoninë e Veriut, nuk kaloi amendamenti ku dënohet Bullgaria
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, sot me 558 vota për, 70 kundër dhe 59 përmbajtur Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën e raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuychuk./Telegrafi/

Dimitrov: Më vjen keq që nuk kaloi amendamenti për retorikën bullgare shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";