Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në emisionin “ClickPlus” në TV21 theksoi se në të ardhmen nuk do të befasohet nëse Bullgaria i konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

“Nga përvoja gjatë dy, tre vitet e fundit, për dallim nga përvoja që e kishim me Greqinë, ku e kemi ditur se cilët janë problemet bazike dhe kërkesat e palës tjetër. Bullgarisë s’i dihet, ndonjëherë Strasburgu është i rëndësishëm, ndonjëherë gjuha maqedonase, historia…”, u shpreh Dimitrov.

Ai shtoi se nga Samiti i Bërdos kërkohen amendament për përfshirjen e bashkësisë bullgare etnike në preambulë.

“Në të ardhmen nuk do të më befasojë në kontestohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë nga Bullgaria”, u shpreh mes tjerash Dimitrov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dimitrov: Në të ardhmen nuk do të më befasojë nëse Bullgaria konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë shkruan Telegrafi.