Vizita zyrtare në Lubjanë, zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov e rrumbullakoi me takimin me Kryetarin e Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, me të cilin në një atmosferë miqësore u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale të rajonit, njoftojnë nga Qeveria.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan se dështimi eventual i BE-së në arritjen e konsensusit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të ketë implikime rajonale dhe për këtë arsye është i nevojshëm hapi vendimtari rrugës euro- integruese, me çka do të jepet shkëndijë e re të politikës së zgjerimit”, thuhet në deklaratë.

Kryetari Pahor informoi Dimitrovin se me angazhimin dhe mbështetjen e tij të perspektivës evropiane për Maqedonisë së Veriut do ta riafirmojë në Samitin e ardhshëm Brdo Brioni./Telegrafi/

Dimitrov-Pahor: Dështimi eventual i negociateve me Maqedoninë do të ketë implikime rajonale shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";