Aleancat e sapoformuara për bashkëpunim ushtarak në Ballkan mbeten pa anëtarë të rinj për momentin. Zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë theksuar se ftesa është e hapur për Bullgarinë, por nuk ka konfirmim nga Sofja për anëtarësim. Sipas informacioneve, kjo aleancë është e hapur edhe për Maqedoninë e Veriut, por liderët shtetërorë të vendit nuk e kanë komentuar publikisht ofertën. Pas formimit të kësaj aleance, Hungaria dhe Serbia arritën një marrëveshje të ngjashme, dhe Republika Srpska është e interesuar për t’u bashkuar.

Vetëm zëvendësministri i Jashtëm i RMV-së, Zoran Dimitrovski e vlerësoi publikisht bashkëpunimin e ri ushtarak në Ballkan.

“Mendoj se si përfaqësues i një vendi që është anëtar i NATO-s, ata mund të jenë në një farë mënyre kundërproduktive”, thotë Dimitrovski.

Sipas Dimitrovskit, ndërsa Bashkimi Evropian punon për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, NATO duhet të mbetet e vetmja Aleancë që garanton sigurinë në rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

NATO-ja duhet të jetë prezente dhe është fuqi unike ushtarake për sa i përket garancive të sigurisë për Ballkanin, sepse aleancat e tjera mund të jenë shumë të rrezikshme edhe për vetë Bashkimin Evropian”, tha Dimitrovski.

Dimitrovski vlerëson se dy aleancat nuk janë bashkëpunuese me njëra-tjetrën dhe deklaroi se nuk do të funksionojnë, gjegjësisht se do të dështojnë iniciativat për bashkëpunim në mbrojtje./Telegrafi/

The post Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";