Regjistrimi është i pasaktë dhe 405.000 qytetarë mungojnë dhe 132.000 qytetarë të tjerë nuk kanë deklaruar përkatësinë e tyre etike, gjuhësore dhe fetare. Gjithsej 537 mijë qytetarë të pa regjistruar. Kjo është 21.48% nga numri i përgjithshëm i banorëve në vend, thotë ish-deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski për rezultatet e regjistrimit.

Sipas tij, nëse ndonjë njeri i zgjuar në botë mund ta pranojë një regjistrim të tillë, atëherë le ta shpjegojë.

“Prandaj të tilla janë reagimet e komuniteteve në Maqedoni dhe partnerëve të koalicionit të LSDM-së. Do të krijojë shumë probleme nga sot e tutje dhe nga ky aspekt qëndrimi im është që duhet të bëhet një regjistrim i ri.

Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së pas kësaj është i qartë. Kjo do të krijojë shumë probleme institucionale, kushtetuese dhe administrative për qytetarët e vendit tonë”, tha Dimovski në emisionin “24 Analiza”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dimovski kërkon regjistrim të ri në Maqedoni shkruan Telegrafi.