Ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski atëherë kjo qeveri e humb legjitimitetin në raport me politikën që mbështet.

Ai për “TV21” tha se kjo është një periudhë shumë e ndërlikuar për Maqedoninë.

“Elita politike në vend nuk e vlerësoi mirë situatën dhe i mori të gjitha vendimet duke përjashtuar opozitën.

Politikanët seriozë do të përpiqeshin të krijonin unitet në shoqëri. Rruga drejt NATO-s dhe BE-së është ende një objektiv strategjik, por kemi ardhur në një situatë ku kemi një qeveri të ashtuquajtur pro-evropiane, por mbështetja e qytetarëve për BE-në është shumë e ulët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse amendamentet kushtetuese nuk pranohen, atëherë kjo qeveri humb legjitimitetin për sa i përket politikës që zbaton. Atëherë ndoshta do të shkojmë në zgjedhje”, tha Dimovski./Telegrafi/

The post Dimovski: Nëse nuk pranohen ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri humb legjitimitetin appeared first on Telegrafi.