Dispozitat e kundërshtuara të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për uljen e koeficientit për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve, të cilat Kuvendi i miratoi më 29 shkurt të këtij viti, janë ndër temat për diskutim në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Në rendin e ditës të seancës janë gjithsej shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe tre propozime për vendimmarrje për lëndët me projektvendime, përkatësisht për rastet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi.

Iniciatorë të iniciativave për ndryshimet e kontestuara ligjore janë Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Presidentes Vesna Dameva dhe Asociacioni i Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes kryetarit Xhemali Saiti.

The post Dispozitat e kontestuara të ligjeve për pagat e gjyqtarëve, para Gjykatës Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";