Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Palcës Kockore, Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e Regjistrit Kombëtar të Dhuruesve, i cili funksionon në kuadër të Institutit për Imunobiologji dhe Gjenetikë Humane pranë Fakultetit të Mjekësisë – Shkup.

Regjistri Kombëtar, është i vetmi regjistër zyrtar në vend dhe deri më tani ka mundësuar gjithsej 69 transplante për pacientë nga vendi dhe 3 për pacientë të huaj me qeliza nga dhurues shtetas të RMV-së.

Në të janë regjistruar mbi 6.000 dhurues vullnetarë.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, me këtë rast thekson se “çdo dhurues vullnetar i qelizave amë përfaqëson një shpresë për shpëtimin e jetës njerëzore. Ministria e Shëndetësisë mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e Regjistrit Kombëtar të Dhuruesve. Falë solidaritetit dhe humanitetit të dhuruesve, sot kemi pacientë që kanë marrë një shans të ri për jetë.”, tha Aliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje për të gjithë dhuruesit dhe i inkurajon qytetarët që të përfshihen në regjistër, sepse çdo dhurues i ri mund të jetë një shans i ri për jetë.