Kandidatët për kryetarë komunash të VLEN-it dhe AKI-së edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me aktivitete në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

Koalicioni VLEN sonte mbajti tubim në Komunën e Likovës, ku atje foli edhe një nga liderët e koalicionit dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti i cili theksoi se shqiptarët sot janë politikisht më të pjekur dhe kërkojnë rezultate konkrete, jo retorikë.

“Në zgjedhjet parlamentare do të flasim për çështje shtetërore, ndërsatani në zgjedhjet lokale fokusi ynë janë problemet lokale dhepërmirësimi real i jetës së qytetarëve. Ata që kanë ikur nuk kthehen mëas për pushime, sepse mungojnë kushtet elementare. Ne nuk duam t’igënjejmë njerëzit që pas zgjedhjeve të mbeten pa ujë të pijshëm, pakanalizim ose të përballen me rreziqe si miniera në Llojan”, thaMexhiti.

Ai shtoi se VLEN vjen me program të qartë, ndryshe nga vitet e kaluaraku janë shpërdoruar 1 miliardë euro për përmendore dhe projekte tëkorruptuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga AKI, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp prezantoi projektet kryesore shëndetësore që janë pjesë e programit të tij për katër vitet e ardhshme, duke paralajmëruar qasje të re në politikën lokale shëndetësore.

“Unë sot, por edhe si kryetar i ardhshëm, e shoh veten si mjek kujdestar për 80.000 banorët e komunës së Çairit. Megjithëse shëndetësia nuk është kompetencë e drejtpërdrejtë komunale, çdo politikë lokale ndikon në shëndetin e qytetarëve”, tha Osmani.
Projekti më i rëndësishëm që Osmani paralajmëroi është krijimi i një spitali mobil, si një karvan që çdo ditë do të jetë i pranishëm në lagje të ndryshme, ku qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë falas kontrolle parandaluese shëndetësore.
“Çdo ditë, në një lagje do të ketë spital mobil, ku qytetarët vullnetarisht do të mund të bëjnë kontrolle parandaluese shëndetësore. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për zbulimin e rasteve individuale, por edhe për rritjen e vetëdijes së përgjithshme,” tha Osmani.

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, i cili përkrahet nga VLEN, Mendi Qyra, vazhdoi takimet me qytetarë duke shpalosu projektet e tij për komunën, për të cilat edhe kërkon besimin e votuesve.

Krahas projekteve infrastrukturore, si rrugë të reja, parkim nëntokësor në qytet dhe projekte për turizmin, tha se do të angazhohet edhe për pjesën e kulturës, duke sjellë festival të ri “Vera e Strugës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi projekte të rëndësishme. Një rrugë Moroishtë-Stugë, ndërrimin e tubave të asbestit, mandej kemi parkingjet nëntokësore në qendër të qytetit dhe në plazhin e qytetit. Kemi një port që do të bëjë lidhjen me Pogradecin dhe një fshat turistik, mundësisht edhe 2, që do të jenë projekte pak më afatgjate”, tha Mendi Qyra.

Ndërsa kundërkandidati i tij Arsim Dalipi, në rrjetet sociale ka shkruar se ka qëndruar në Misleshovë.

“Në Misleshov, çdo trokitje derë më derë kishte diçka të veçantë. Ishim mes njerëzve të thjeshtë, punëtorë e të sinqertë, që e duan Strugën dhe besojnë se ndryshimi është i mundur. Këto takime më japin forcë dhe motiv për të ecur përpara me kokën lart, sepse në terren ndjehet qartë: më 19 Tetor na pret një fitore e madhe dhe bindëse! Bashkë me njerëzit, bashkë për Strugën”, ka shkruar Dalipi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";