Dita e pestë e fushatës për zgjedhjet lokale, kandidatët VLEN dhe AKI me aktivitete të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatët për kryetarë të komunave të VLEN-it dhe AKI-së, edhe sot në ditën e pestë kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

Kandidati i AKI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi në hapjen e shtabit zgjedhor të këtij koalicioni në Shuto Orizarë tha se gara dhe lufta e vërtetë në këto zgjedhje lokale është me kryesinë e OBRM-PDUKM-së. Sipas Rexhepit programi zgjedhor i Aleancës Kombëtarë për Integrim është më cilësori.

“Maqedonia e Veriut për momentin është në një qorrsokak të cilët mundohen ta vënë në pikëpyetje identitetin kombëtar shqiptarë. Dëshirojnë të na bëjnë qiraxhi duke qenë qytetarë, dëshirojnë të na bëjnë njerëz të shkallës së dytë duke qenë pjesëtarë dhe themelues të këtij shteti bashkëkohor, të shtetit të Maqedonisë së Veriut, I cili është po aq i yni sa është edhe i maqedonasve. Ajo që është shumë e rëndësishme se kemi AKI-në e cila do t’i bëjë ballë tendencës për shkeljen e të drejtave kombëtare”, tha Skender Rexhepi.

Kurse kandidati për Komunën e Çairit nga AKI, Bujar Osmani, në prezantimin e programit të tij tha se nuk do të lejojë që asnjë centimetër katror të ndërtohet pa leje.

Advertisement

“Do të gjejmë zgjidhje për ndërtesat që janë pa leje. Ajo që do të bëjmë si komunë, një ekip i ekspertëve do të vlerësojë qëndrueshmërinë, stabilitetin sturktural të atyre ndërtesave, nëse ata janë në rregull atëherë do të bëjmë çmos dhe do të gjejmë zgjidhje se si t’i legalizojmë dhe ata familjarët të marrin dokumentet e nevojshëm për banesat e tyre. Ata të cilat nuk kanë stabilitet struktural, do të duhet të gjejmë mënyrë që t’i stabilizojmë. Nuk mundet njerëzit të jetojnë dhe të flejnë me një sy hapur se a do tu rrënohet ndërtesa mbi kokë. Nuk do të mundet të ketë ndërtesa pa leje në komunën e Çairit as një pëllëmbë dhe këtë ua premtoj me gjithë forcën e premtimit, argumentit”, tha Bujar Osmani.

Ndërkaq, kandidatët e VLEN-it për kryetar të komunës së Tetovës, nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, prezantoi projektin për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve atmosferike.

Sipas tij, bëhet fjalë për 5 kilometra infrastrukturë kanalizimi gjithsej që kapin vlerën mbi 96 milion denarë investim në rrjetin e kanalizimit për Tetovën.

Kjo sipas Kasamit, do të largojë rrezikun nga përmbytjet, do të mbrojë qytetarët dhe infrastrukturën rrugore njëkohësisht.
”Jemi këtu tek projekti i kanalizimit atmosferik, tek lagjja jashtë Vardarit dhe kompleksi Teteks së bashku me bllokun Urban 59. Gjithsej gjatësia e këtij projekti të kanalizimit është 2,5 kilometra kanalizim atmosferik, në gjithë këto 3 segmente, investim prej rreth 52 milion denarë. Gjithashtu po bëhet edhe…kanalizimi atmosferik në bulevardin VS Bato, me gjatësi prej 1.150 metra dhe 25 milion denarë”, tha Bilall Kasami, kandidat për kryetar të Tetovës.

Advertisement

Kurse kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti tha se në fokus do të jenë pensionistët, ku do të investohet në ambientin, shërbime dhe në mirëqenien e tyre.

“Vizita e sotme ka një domethënie të veçantë për mua sepse nuk vijë vetëm për të dëgjuar por edhe për të dëshmuar se fjalët tona po bëhen realitet. Ashtu siç u kemi premtuar para disa javëve, shoqata tashmë ka për përdorime dh enjë hapësirë shtesë që shërben për aktivitetet ditore dhe për të qenë më të përfshirë në jetën shoqërore të komunës. Më gëzon fakti që këtë vit, pensionistët kanë marrë mbështetje nga qeveria, përfshirë rritjen e pensioneve një hap i rëndësishëm drejt sigurisë ekonomi për të moshuarit tanë. Vlen të theksohet se programi im zgjedhor është një program që e vendosë kujdesin për pensionistët si përparësi. Ne do të vazhdojmë të investojmë në ambiente, shërbime dhe mirëqenien e pensionistëve sepse në komunë e mirë matet edhe nga mënyra se si i trajton pensionistët e vet”, tha Izet Mexhiti.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy