Të hiqet posedimi i detyrueshëm i certifikatës për vaksinim ose tejkalimi i COVID-19 për hyrje në vend, këto propozime do t’i diskutojë Komisioni për sëmundje infektive këtë javë.

Për momentin, certifikata mbetet e vlefshme për hyrjen në një pjesë të mbyllur të objekteve hotelierike, sepse Komisioni vlerëson se është i nevojshëm një lehtësim gradual i kufizimeve.

“Lehtësimi i masave restriktive po vijojnë me tempon e duhur, varësisht nga gjendja epidemiologjike në vend. Propozimi i ri është lehtësimi i masës për të hyrë në vend pa certifikatë vaksinimi. Kjo duhet të shqyrtohet dhe pastaj miratohet nga Qeveria”, thonë nga KSI.

Në seancën e qeverisë javën e kaluar u miratua masa për heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, barnatoreve, transportit publik, shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të kujdesit për personat me aftësi të kufizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Do të diskutohet heqja e certifikatës për vaksinim në kufijtë e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.