Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut njofton operatorët ekonomikë se është vendosur tabela për shfrytëzim të korsisë me prioritet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë nga atje, kjo dedikohet për bartësit e autorizimeve për Operator të Autorizuar Ekonomik (OAE) nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë.

-Operatorët ekonomikë (importues, eksportues, transportues, shpeditorë) nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë që marrin pjesë në tregtinë e ndërsjellë, përkatësisht marrin pjesë në procedurat e importit, eksportit dhe tranzitit ndërmjet të tre vendeve.

-Korridoret e gjelbra për mallrat nga lista me prioritet i CEFTA-s.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Dogana shtojnë se kalimi me prioritet i automjeteve që transportojnë këtë lloj malli sigurohet me shënjim në automjet, varësisht nga kategoria që aplikohet./Telegrafi/

Dogana e Maqedonisë tregon mënyrën e përdorimit të korsive me prioritet brenda “Ballkanit të Hapur” shkruan Telegrafi.