Drejtori i Drejtorisë së Doganave Boban Nikollovski, ka njoftuar se janë sekuestuar 2,500 sete mjekësore për infuzion – gjilpëra, shiringa, kanula dhe sisteme infuzioni, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Ai theksoi se këtë vit janë sekuestruar mbi 10 mijë copë ilaçe.

“Rasti i fundit ku përkushtimi ynë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve është qartë i dukshëm është sekuestrimi i 2,500 seteve të infuzionit në zyrën doganore Shkupi 3. Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të materialit mjekësor për infuzion – gjilpërave, kanulave dhe sistemeve të infuzionit, gjatë të cilit u përcaktua se ato ishin mallra kineze, jo mallra gjermane për të cilat ka leje importi”.

“Duke pasur parasysh se setet e infuzionit nuk përputhen me standardet mjekësore në vend, nuk janë të sigurta për përdorim dhe nuk u është lëshuar leje importi, mallrat janë sekuestruar dhe do të shkatërrohen, dhe janë iniciuar procedura përkatëse kundër importuesit”, theksoi Nikolovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu informoi se vitin e kaluar u parandaluan dy kanale ndërkombëtare për tregti të paligjshme të steroideve anabolike, gjatë të cilave u sekuestruan 600 mijë kilogramë substanca të dëmshme për shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/