Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale që do të mbahen të mërkurën, më 24 prill 2024, Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative pranë Ministrisë së Brendshme, me datë 24.04.2024 do të punohet për lëshimin e dokumenteve personale me orar pune nga ora 08:00-19:00.

Po ashtu, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin letërnjoftimet e tyre në stacionet policore në Shkup.

Sot në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet presidenciale dhe nis heshtja zgjedhore për të njëjtat, ndërsa votimet do të mbahen të mërkurën (24 prill)./Telegrafi/

Dokumentet personale do të mund të merren edhe të mërkurën shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";